Mar. Gus 21st, 2018

Vlahutin promovon Vermoshin dhe Lëpushën

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ “BE mund t’i ndihmojë komunitetet rurale që të adresojnë nevojat e tyre me qeverinë vendore dhe qendrore”.

Kështu deklaroi Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin në një takim me banorët e Vermoshit.

Është e rëndësishme, u tha ajo banorëve, që të përqendroheni në nevojat tuaja kryesore dhe të keni vizionin tuaj për ta zhvilluar fshatin dhe për të përmirësuar jetën tuaj”.

Vlahutin i inkurajoi banorët që të shohin mundësitë e shumta që ekzistojnë në partneritetin BE-Shqipëri për të mbështetur zhvillimin vendor.

Një delegacion i BE-së në Shqipëri vizitoi Vermoshin dhe pati një takim me banorët e tij dhe me Kryebashkiakun e Malësisë së Madhe.

Banorët ndanë përvojën e jetës së tyre në Vermosh, shpjeguan shqetësimet e tyre dhe diskutuan mbi idetë dhe mundësitë e zhvillimit për të promovuar Vermoshin dhe Lëpushën.

/m.m/

Kategori