Vlora Marina: Nga Vizioni në Realitet. Punimet për Njësitë e Para Pritet të Përfundohen në 2027
Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej zonave të para të zhvillimit, progresi i punimeve arrin deri në 25%. Me ritmin aktual, pritet që brenda vitit 2027 të përfundohen plotësisht punimet për njësitë e para të projektit.
Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Ky angazhim është vlerësuar edhe nga IFC dhe World Bank Group, të cilët pak kohë më parë i dhanë Vlora Marina certifikimin EDGE në fazë dizajni. Ky certifikim bazohet në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis. Synimi është vendosja e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.
Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj.
Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte. Ky segment zhvillohet nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, i cili ka prezencë në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern. Këto banesa do të ofrojnë shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie.
Një tjetër element i rëndësishëm i projektit është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar. Ky hotel do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.
Me një vizion të qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh. Ky pol do të jetë i aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.
