Vlora si në Mesjetë, pa ujë për të pestën ditë radhazi
Sot shënohet dita e pestë me radhë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e djeshme, revolta e banorëve kulmoi me protestën e organizuar para teatrit të qytetit, “Petro Mrko”.
Kjo ndërprerje furnizimi ka ardhur si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Për pasojë, prej disa ditësh, furnizimi me ujë për qytetarët, familjet dhe bizneset është ndërprerë.
Si rrjedhojë e kësaj situate, qytetarët po blejnë ujë të ambalazhuar për konsum. Ndërkohë, ata janë drejtuar burimeve natyrore, kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”, për t’u furnizuar me ujë.
