Vlorë, plan 2.6 milionë euro për ndërhyrje në rrugët e qytetit
Bashkia e Vlorës ka planifikuar të kryejë punime në një pjesë të konsiderueshme të rrugëve të qytetit, të cilat aktualisht janë pa asfalt ose në gjendje të dëmtuar. Procedura parashikon dy lote me një fond limit prej 255.8 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 2.6 milionë euro.
Rrugët ku do të bëhen ndërhyrje përfshijnë zona të ndryshme të qytetit, si pjesë kryesore ashtu edhe zona periferike.
Në lotin e parë, Bashkia synon të kryejë punime në rrugët:
- “Azem Sulo”
- “Ibrahim Shyti”
- “Mustafa Bello”
- “Dush Strati”
- “Kujtim Beqiri”
- “Niko Hoxha”
- “Pelivan Leskaj”
- Rruga “Kosova” (në të dyja kahët)
- Parkimi “San Giorgio”
- Rruga “Duro Shaska”
- Rruga “Ibrahim Shyti” (përsëri e renditur)
- “Zenel Murra”
Në lotin e dytë, Bashkia do të fillojë me rrugët:
- “Anita Bitri”
- “Demokracia”
- Rruga “Dervish Hekali”
- “Musa Jonuzi”
- Rruga “Dëshmorët”
- “Enriko Veizi”
- “Enver Jaho”
- “Haki Isufi”
- “Hysni Alimerko”
- “Rakip Malile”
- “Kastriot Gjini”
- “Kostandin Kristoforidhi”
- “Kozma Nesturi”
- “Merjeme Gjomema”
- “Gani Alushi”
- Sheshi “Te hyrja e qytetit, Stacioni i Autobuzit”
- Rruga “Shefit Zanaj”
- Sheshi pas kullave “Aleksandria”
- “Zaho Koka”
Këto ndërhyrje në rrugët e qytetit vijnë në një periudhë kur Vlora po përjeton një interes gjithnjë e më të lartë turistik, me një frekuentim që ka ndjekur trendin e përgjithshëm të turizmit në vend.
Bashkia parashikon që punimet, nga momenti i lidhjes së kontratës, të realizohen brenda një afati 12-mujor, duke llogaritur që një pjesë e tyre mund të kryhen edhe gjatë pikut të sezonit turistik.
Kohët e fundit, Vlora ka qenë në qendër të disa projekteve të lidhura me përmirësimin e infrastrukturës kulluese, si dhe me projekte më të mëdha të udhëhequra nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, siç janë ato për tregun e qytetit dhe për bulevardin e njohur si “bulevardi i palmave dhe agrumeve”, me një vlerë prej disa milionë euro.
