VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet; Mickoski mesazh për BDI

Rezultati në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski: Mesazhi kryesor për Ali Ahmetin!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili është edhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE, deklaroi se partia e tij ka fituar mbi 30 komuna në zgjedhjet lokale.

Në fjalimin e tij të parë pas shpalljes së fitores në zgjedhjet lokale, Mickoski theksoi se këto rezultate përbëjnë një mesazh edhe për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), me në krye Ali Ahmetin.

“Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thashë ngadalë, qetësohu, prit, do të befasohesh nga rezultati. Kjo është ajo ditë,” u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se në këto zgjedhje, politikat e etnocentrizmit, nacionalizmit dhe temat artificiale si ato për “shqiponja dhe lepuj”, të cilat nuk janë të rëndësishme për qytetarët, janë mposhtur. Sipas tij, kjo hap rrugë për reforma në opozitë.

“Unë nuk dua një opozitë të dëgjueshme, por më të përqendruar dhe më të aftë se kjo, që merret me tema si shqiponjat dhe lepujt,” përfundoi Mickoski.

Scroll to Top