Hën. Sht 24th, 2018

Voda: Para 2013 ishin 1 mln euro asete të sekuestruara, sot 40 mln euro

TIRANË, 6 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/- Zv.Ministrja Rovena Voda, gjatë një interviste për një televizion informativ tha se puna e policisë është parë dhe shifrat janë kokëfortë. Sipas saj, sot vlerësohen rreth 40 milionë euro asete të sekuestruara në total, ndërsa deri në vitin 2013 ishin sekuestruar as 1 milionë euro asete në total

“Ajo që po ndodh sot nuk është as më pak e as më shumë se vijimi i operacionit “Forca e Ligjit”. Në nëntor të vitit të shkuar u ngrit pas një analize të thelluar Task Forca “Forca e Ligjit” e cila është ngritur për të goditur me ndihëm edhe të partnerëve ndërkombëtarë, grupet e rrezikshme kriminale në vend.  Puna e kësaj “Task Force” kërkon një angazhim të madh dhe hetim të thelluar dhe hetimi zgjat në kohë, nuk ndodh për një ditë apo një orë.  Falë kësaj pune, sot kemi katër të arrestuar në Shkodër, ndërkohë që hetimet vijojnë dhe hetimet për Shkodrën kanë nisur që prej 18 Prillit tha ajo.

“Sa i takon në Elbasanit, vijoi Vida, Grupet kriminale atje kanë ekzistuar…Ajo që po ndodh sot është fakti se ne normalisht ne kemi një plan për të goditur grupet kriminale dhe kur këto banda sulmohen ka dhe reagime”, tha Voda. /j.p/

Kategori