Vodafone: Forumi AI për të Ardhmen e Shqipërisë

**”Fit for the Future with AI”: Forumi Kombëtar i Vodafone Albania për Transformimin me Inteligjencë Artificiale**

Vodafone Albania mbylli me sukses edicionin e dytë të forumit kombëtar strategjik “Fit for the Future with AI”, i cili u kushtua rolit të Inteligjencës Artificiale (AI) në qeverisjen dixhitale, produktivitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Shqipërisë. Pas suksesit të vitit 2025, ky edicion vijoi të jetë një shtyllë e rëndësishme për ndryshimet konkrete që po ndodhin në vend.

AI është tashmë një prioritet kombëtar, me politikëbërës, partnerë globalë dhe vendimmarrës të gjithë në një linjë për nevojën e përshtatshmërisë së përgjegjshme dhe strategjike të këtij mjeti. Infrastruktura dixhitale konsiderohet kapital strategjik. Vodafone Albania, përmes 5G, zgjerimit të rrjetit me fibra optike, partneriteteve dhe fokusit të shtuar te siguria, si Rrjeti Nr. 1 në Shqipëri, dëshmoi edhe këtë herë përkushtimin e saj për zhvillimin e vendit dhe të AI.

Forumi mblodhi përfaqësues të qeverisë, liderë kombëtarë dhe globalë të teknologjisë, drejtues biznesi, ekspertë të industrisë dhe medias, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për një dialog të nivelit të lartë mbi gatishmërinë e Shqipërisë për një të ardhme të drejtuar nga AI.

Në fjalët e tyre hapëse, drejtuesit e Vodafone Albania theksuan se AI nuk është më një temë e së ardhmes, por një realitet që po riformëson fuqinë ekonomike, sigurinë, produktivitetin dhe madje edhe diplomacinë globale. Duke nënvizuar angazhimin e Vodafone, CEO i Vodafone Albania, Balázs Révész, theksoi rolin thelbësor të infrastrukturës në zhvillimin e AI. “AI nuk qëndron në re. Ai funksionon përmes rrjeteve, bëhet i mundur nga lidhja dhe energjia, dhe përfundimisht mbështetet tek besimi,” tha ai. Ai shtoi se telekomunikacioni është tashmë një infrastrukturë kombëtare e rëndësishme, po aq thelbësore sa energjia dhe transporti, dhe rikonfirmoi misionin e Vodafone për të qenë udhëheqësi i besuar i transformimit dixhital të Shqipërisë.

Si një demonstrim konkret i integrimit të AI në jetën e përditshme, në forum mori pjesë edhe roboti Tobi.

**Panel I: Qeverisja e së Ardhmes, Besimi, Politikat & Gatishmëria për AI**

Paneli i parë, i moderuar nga Drejtoresha Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, Jonida Lakuriqi, u fokusua në ndërtimin e kuadrit institucional, rregullator dhe të besimit për përdorimin e përgjegjshëm të AI. Në fjalën e saj hyrëse, ajo theksoi se sistemet e forta garantojnë një të ardhme të sigurt. “Përgatitja për të ardhmen nuk ka të bëjë me parashikimin e saj, por me ndërtimin e sistemeve që i mbijetojnë asaj,” theksoi Lakuriqi. Diskutimi nxori në pah rëndësinë e harmonizimit me politikat e Bashkimit Europian, koordinimit ndërinstitucional dhe trajtimit të infrastrukturës dixhitale si kapital strategjik kombëtar. Panelistët përfshirën përfaqësues nga qeveria, si Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, dhe Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama; partnerë ndërkombëtarë si Sebastian Berwanger nga GIZ (Team Leader në EU4Innovation); si dhe analisti Lutfi Dervishi, Kryetar i Bordit të Qendrës për Gazetari Cilësore në Shqipëri.

**Panel II: Ekosistemi i AI në Ekonomi & Inovacion**

Paneli i dytë, i moderuar nga Drejtoresha e Biznesit në Vodafone, Mafalda Alves Dias, eksploroi ndikimin konkret të AI në ekosistemin e biznesit shqiptar dhe gatishmërinë organizative të institucioneve dhe kompanive. Ajo ngriti një pyetje thelbësore: “Pyetja reale nuk është nëse po flasim për AI, por nëse po ndërtojmë produktivitet real apo thjesht prezantime mbresëlënëse?” Liderë të industrisë si Fatbardha Rino (Drejtoreshë Ekzekutive, Jet Bank), Uranik Begu (Drejtor, StartUp “Plug and Play”), Enian Gazhga (Drejtor i Përgjithshëm, 1UP), dhe gazetari Blendi Salaj, ndanë shembuj konkretë të inovacionit të mundësuar nga AI, duke theksuar rritjen, efikasitetin dhe krijimin e modeleve të reja të biznesit. Ata gjithashtu evidentuan boshllëqet në të dhëna, aftësi, infrastrukturë dhe kulturë organizative që duhen adresuar në vitet e ardhshme.

Folës globalë nga Microsoft, Accenture, organizata të sigurisë kibernetike dhe inovatorë të robotikës mbajtën sesione në stilin TED, duke treguar se si AI po transformon industritë. Demonstrimet e Microsoft Azure, Copilot, AI në sigurinë kibernetike dhe AI në robotikë shfaqën aplikimin praktik të zgjidhjeve me standarde globale në Shqipëri.

Zona e Ekspozitës së Inovacionit në AI u mundësoi pjesëmarrësve të përjetonin pesë stenda interaktive, duke përfshirë: cloud, sigurinë kibernetike, robotikën, demonstrime praktike të Copilot dhe aplikime të AI në web dhe e-commerce.

Këtë vit, forumi konkludoi me një mesazh universal: Inteligjenca Artificiale është një levë strategjike për transformimin e ekonomisë, institucioneve dhe shoqërisë.

Scroll to Top