Von der Leyen: Mbështetje për paqe të drejtë në Ukrainë

Von der Leyen: Mbështesim përpjekjet për një paqe të drejtë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një videokonferencë me udhëheqësit evropianë, para takimit të planifikuar me Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, në këtë bisedë mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Qeveria gjermane, në një deklaratë pas bisedës, theksoi se 11 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane, së bashku me Kanadanë, i siguruan Ukrainës mbështetjen e tyre të plotë. Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, reagoi gjithashtu, duke u shprehur se mirëpresin “të gjitha përpjekjet që çojnë drejt qëllimit tonë të përbashkët: një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Në vitin 2026, Komisioni i BE-së do të vazhdojë të ushtrojë presion të lartë mbi Kremlinin, të mbështesë Kievin dhe të punojë intensivisht për ta shoqëruar atë në rrugën e tij drejt pranimit në BE”, shtoi ajo.

Scroll to Top