Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, pjesë e Forumit të Investimeve EU–WB6.
Vizita filloi me një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, i cili e priti në Presidencë. Ky takim është fillimi i një serie takimesh me zyrtarë të lartë dhe aktorë institucionalë.
Agjenda parashikon një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 09:50, e ndjekur nga një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen në orën 10:00. Më pas do të zhvillohet një takim bilateral mes delegacioneve.
Vizita kulmon me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:15, pranë Kryeministrisë.
Ky vizitë është thelbësore për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për forcimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.