Votime Cërrik: Kandidati ankohet për intimidim votuesish

Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet në Cërrik: Intimidohen votuesit, policia të marrë masa

Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima, pretendon se jashtë qendrave të votimit, qëndrojnë persona të paautorizuar me qëllim intimidimin e zgjedhësve.

Në një deklaratë për mediat, ai i bën thirrje policisë së Shtetit të garantojë që vota e qytetarëve të jetë e lirë.

“Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit. I bëj thirrje policisë së Shtetit të marrë masa që të mos intimidohen votuesit dhe vota të jetë e lirë. Duam votë të lirë në bashkinë e Cërrikut. Në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni”, u shpreh ai.

Scroll to Top