Vrasës me pagesë i Jani Aliajt, porositur nga jashtë burgut

Vrasësi i Jani Aliajt në burgun grek mori porosi nga jashtë

Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, i konsideruar vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për të njëjtin person që më 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish-i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi. Në një rast, ai ishte në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se edhe vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

Scroll to Top