Personi i dyshuar për vrasjen e një biznesmeni italian, i identifikuar si Kamber Sulçe, është dorëzuar vetë pranë policisë. Ai ka sjellë me vete edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.
Sipas informacioneve të marra, Sulçe nuk ka pranuar të japë deklarime në lidhje me rrethanat apo motivet e ngjarjes kriminale. Ai ka deklaruar se do të japë shpjegime vetëm në një fazë të mëvonshme dhe vetëm në prani të avokatit të tij.