Pre. Nën 16th, 2018

Vrasja e 42-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen dy autorët e dyshuar

At e bir u arrestuan nga Policia e Shtetit, pasi dyshohen se vranë të enjten në mesditë me armë zjarri një 42-vjeçar në Memaliaj.

Hetem Muho, 59 vjeç, si dhe djali i tij 20-vjeçar Dino u prangosën, pasi qëlluan me armë zjarri në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie, në Memaliaj, 42-vjeçarin Alket Muho.

Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, të dy të dyshuarit pranuan se kishin konflikte të përsëritura me viktimën, në fshatin e origjinës së tyre. Ata akuzohen për “vrasje me dashje” të kryer në bashkëpunim, si dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Në media u përfol se viktima ishte informator i policisë dhe denonconte parcelat me kanabis, por policia thotë se “dy autorët e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve”.

InfoPasqyra/tch

Kategori