Pre. Sht 21st, 2018

Vrasja e 43-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen dy autorët e dyshuar

Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Hetem Muho dhe 20-vjeçarin Dino Muho për vrasjen e një 43-vjeçari në rrugën që lidh dy fshatra, Gllavë dhe Rabiaj, në Memaliaj.

Babë e bir dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me armë zjarri Alket Muhon ditën e enjte.

Në media u fol se viktima ishte informator i policisë dhe denonconte parcelat me kanabis, por policia thotë se “dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve”.

InfoPasqyra/tch

Kategori