Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici. Kamber Sulçaj raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës.
48-vjeçari, nga fshati Mesaplik i Vlorës, ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Salari, Tepelenë.