Vrasja e dy të rinjve në Durrës për një kafe

Dëshmia e kamarierit: Si u vranë dy të rinj për një kafe

Është zbardhur dëshmia e kamarierit të lokalit ku humbën jetën Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për një kafe, në një lokal pranë një stacioni karburanti në Manëz të Durrësit.

Kamarieri rrëfen se rreth orës 1:45 të datës 22 tetor 2025, në momentin e ngjarjes, në lokal ndodheshin 5 persona. Daniel Pepa hyri i pari në lokal me një mikun e tij dhe kërkoi kafe. Pasi kamarieri i njoftoi se ekspresi ishte fikur dhe nuk shërbehej më kafe në atë orë, Pepa reagoi duke insistuar për kafe dhe duke filluar të fyerte rëndë.

Biseda nuk u vijua më, por Flori Paluçi, një banor i zonës dhe klient i rregullt i lokalit, ndërhyri për të mbrojtur kamarierin. Në këtë moment nisi konflikti fizik mes tyre, dhe ata dolën jashtë lokalit për ta vijuar. Kështu shpjegohet shkaku banal i konfliktit që përfundoi me dy të vdekur.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se Flori Paluçi, një nga viktimat, rezulton të jetë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme dhe më parë ka qenë pjesë e një grupi grabitësish aktiv në territorin italian. Ai dyshohet të ketë vrarë Aranit Kurtin.

Nga ana tjetër, Flori Paluçi mbeti i vrarë nga Daniel Pepa, i cili aktualisht është në kërkim nga policia dhe njihet si person problematik në zonë.

Scroll to Top