Vrasja në Durrës: Viktimat, autori në arrati

Vrasja në Durrës: Identifikohen viktimat

Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy personat që humbën jetën në shkëmbimin e zjarrit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Ngjarja, e cila ka ndodhur pranë një stacioni karburanti, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit, i cili ka eskaluar në përdorimin e armës së zjarrit, duke sjellë humbjen e jetës së dy personave.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas, një 21-vjeçar me iniciale D.P. ka qëlluar ndaj Flori Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend. 21-vjeçari D.P. është shpallur në kërkim dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrolle intensive për kapjen e tij. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Scroll to Top