Vrasja në Rinas: Berisha akuzon lidhjen qeveri-mafia

Vrasja në Rinas/ Berisha: Provë se qeveria dhe mafia janë bërë një në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Rinas, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shprehet se ngjarja ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit, mes policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave.

Sipas kreut të PD-së, kjo ngjarje është një provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një.

Postimi i plotë:

“Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, mes policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’ është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një!”

Scroll to Top