Vrasja në Tepelenë: Sulçaj para gjykatës për vrasjen e italianit
Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër. Gjatë mbërritjes së tij, gjykata ishte rrethuar nën masa të forta sigurie, me praninë e 22 policëve.
48-vjeçari, i shpallur në kërkim, u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë. Nuk dihet ende nëse ai e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”, deklaroi ai në Prokurori.
Sulçaj gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin, si dhe lejen që dispononte.