Vrasje biznesmeni në Elbasan: Kush është Edmond Mëhalla?

EMRI/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua me armë në Elbasan

Ngjarje të rënda vijnë sërish në vend. Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të dieleje në qytetin e Elbasanit. Viktima është identifikuar si Edmond Mëhalla, i njohur gjithashtu si Edmond Hyka.

Sipas informacioneve, ai është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit, pranë një karburanti. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Të dhënat paraprake raportojnë se autorët kanë qenë dy persona. Ata kanë hapur zjarr ndaj biznesmenit 43-vjeçar, teksa ky i fundit ndodhej në makinën e tij përpara karburantit që kishte në pronësi. Sipas dëshmive, autorët janë larguar me shpejtësi pasi janë siguruar se biznesmeni ka ndërruar jetë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset. Janë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top