Rrëfim tronditës nga një 28-vjeçar në SHBA: Vrava gruan time 25-vjeçare dhe abuzova seksualisht trupin e saj, jam një përbindësh
Rrëfimi i Zarbab Ali, 28 vjeç, i cili jo vetëm vrau gruan e tij 25-vjeçare, Reistel Castillo, por më pas abuzoi seksualisht trupin e saj pasi e nxori nga varri i cekët ku e kishte fshehur, ka shkaktuar tmerr. 28-vjeçari u shpall fajtor nga gjykata për vrasjen që ndodhi në nëntor 2022 në Kaliforni, SHBA, ku ai rrëfeu: “Unë jam një përbindësh”.
Në rrëfimin e tij për vrasjen, të cilën e kreu pak para finalizimit të divorcit që 25-vjeçari kishte kërkuar, Zarbab Ali përshkroi si fshihej në apartamentin e gruas së tij, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, dhe më pas e goditi atë të përsëritur me thikë në gjoks. Pas krimit, 28-vjeçari e mbështolli trupin e 25-vjeçares me një batanije dhe u përpoq të pastronte gjakun para se ta varroste në një varr të cekët.
Disa orë më vonë, ai u kthye, e nxori trupin nga varri dhe abuzoi seksualisht me të. “Për të vërtetuar se isha një përbindësh, e përdhunova. Nëse nuk do ta kisha pranuar që isha bërë përbindësh, atëherë ajo do të kishte vdekur pa asnjë arsye”, i tha 28-vjeçari policisë.
Megjithatë, ai u përpoq ta fajësonte 25-vjeçaren në gjyq, duke thënë: “Kjo ishte e vetmja mënyrë që mund të shpëtoja. Doja që ajo të vdiste. Isha i zemëruar që nuk më linte të vazhdoja përpara”.
Sipas prokurorëve, Castillo pothuajse e kishte përfunduar divorcin e saj kur burri i saj e goditi për vdekje me thikë. 28-vjeçari, i cili u dënua për vrasje të shkallës së parë, pritet të dënohet nga një juri më 12 janar.
