Vrasje dhe plagosje në Memaliaj: Detaje të reja

“Far West” në Memaliaj: Një i vrarë dhe një i plagosur në një përleshje me armë

Kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Memaliaj mbrëmjen e kësaj të martë. Policia njoftoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:50.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D.N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportit drejt spitalit.

Gjithashtu, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Dario Nela, 25 vjeç. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Scroll to Top