Të shtëna me armë zjarri në Kosovë/ Vriten dy vëllezër, autori në arrati
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë dy vëllezër, ndërsa personi i dyshuar, i cili aktualisht është në arrati, është dhëndri i tyre.
Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas deklaratës së policisë, krimi ka ndodhur pas një debati.
“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa personi i dyshuar dyshohet se është dhëndri i tyre, i cili për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tij,” njoftoi policia.
