Vrasje e futbollistit 21-vjeçar në Stamboll

VIDEO/ Krim i rëndë në Turqi, futbollisti 21-vjeçar ekzekutohet në pritë. Dyshohet reperi i njohur; viktima po përpiqej ta pajtonte me të dashurën. Pamjet e momentit të atentatit.

Një krim i rëndë ka ndodhur në zonën Ümraniye të Stambollit, Turqi. Futbollisti i Kars Spor, Kubilay Kaan Kundakci, 21 vjeç, u vra në një sulm me armë zjarri. Ngjarja ndodhi teksa ai po përpiqej të ndërmjetësonte një pajtim midis një reperi të njohur turk dhe ish-të dashurës së tij, e cila është gjithashtu këngëtare.

Reperi është arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa një person i dyshuar për kryerjen e sulmit ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe aktualisht është në kërkim.

Sipas informacioneve të publikuara nga ‘haberler.com’, ngjarja tronditëse ka ndodhur gjatë natës së 19 marsit. Viktima, 21-vjeçari Kundakci, ndodhej duke pritur jashtë një studioje, ku ndodhej reperi, së bashku me disa persona të tjerë në një automjet.

Raporti sqaron se futbollisti dhe grupi i tij u zunë në pritë nga persona që mbërritën me automjete luksoze, duke filluar me ndezjen dhe fikjen e dritave.

Dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur se një i ri ka hapur zjarr drejt automjetit në të cilin ndodhej Kundakci, duke e plagosur atë në gjoks. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, futbollisti i ri ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, policia nisi një kërkim për sulmuesin e dyshuar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ka ngritur pyetje në lidhje me përfshirjen e këngëtares në këtë çështje. Raportimet sugjerojnë se futbollisti donte të pajtonte reperin me këngëtaren, ish-partnerë të cilët ishin ndarë. Kundakci thuhet se ishte mik i afërt i të dyve.

Pas të shtënave, ai u transportua në një spital në Stamboll, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin, duke konfirmuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve.

Scroll to Top