Vrasje me thikë në Berat: Arrestohet autori pas konflikti

Vrasje me thikë në Berat: Arrestohet autori pas një konflikti për shërbimin me kalë

Policia ka arrestuar pasditen e sotme në Kalanë e Beratit 62-vjeçarin Kristo Mema, i njohur gjithashtu si Konstandin Hoxha, i dyshuar për vrasjen me thikë të një vizitori nga Tirana. Autori u gjet nga forcat e rendit në zonën e quajtur “Shpella e Memecit”, pranë Kishës përballë Urës së Goricës.

Konflikti, sipas të dhënave, nisi për arsye banale. Viktima, 42-vjeçari Keli Hoxha nga Tirana, kishte marrë me qira një kalë nga autori për fotografi. Pas një debati rreth shërbimit, Mema nxori thikën dhe e sulmoi disa herë Hoxhën, duke i shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i krimit.

Pas disa orësh kërkime, policia arriti të gjente dhe arrestonte Memën në vendin ku ishte fshehur.

Scroll to Top