Vrasja e Egli Pashollarit: Publikohet video e sulmit dhe goditjes me thikë
Është publikuar videoja e vrasjes me thikë të Egli Pashollarit në Tiranë. Pamjet, të transmetuara nga Vizion Plus, tregojnë momentin kur dy djem dhe një vajzë e sulmojnë fizikisht viktimën, duke e goditur me grushte dhe shkelma.
Më pas, njëri nga autorët e godet me thikë 32-vjeçarin. Në pamjet filmike, viktima shihet duke hipur në makinë. I riu humbi jetën gjatë transportimit drejt spitalit, për shkak të plagëve të marra nga goditja me thikë.
