Vrasje në Austri: Shqiptare nga Gjakova vritet nga ish-bashkëshorti

Shqiptare nga Gjakova vritet në Austri nga ish-bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri, ku një grua 38-vjeçare, me origjinë nga Gjakova, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytezën Soob.

Sipas mediave austriake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:30. Autori i krimit, një 47-vjeçar me origjinë nga Kosova, është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Gruaja u gjet pa jetë në kopshtin e shtëpisë, me plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit. Një pistoletë kalibër 9 mm është gjetur në vendngjarje.

Trupi i viktimës po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Çështja është në duart e prokurorit publik, i cili po drejton hetimet.

Hetimet fillestare të prokurorisë sugjerojnë se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve familjare. Viktima dhe autori kishin 4 fëmijë së bashku nga martesa e tyre.

Scroll to Top