Vrasje në Durrës: Konflikt banal për kafe, dy të vdekur

Vrasja/ Të rinjtë u konfliktuan për shkaqe banale, njëri debatoi me kamerierin

Dyshohet se dy personat, 23-vjeçari Aranit Kurti dhe 33-vjeçari Flori Paluçi, të cilët humbën jetën në Durrës, u përfshinë në një konflikt për shkaqe të parëndësishme.

Sherri mes tyre ka filluar në një lokal në Manëz. Sipas burimeve, njëri prej viktimave, bashkë me një person tjetër, kanë shkuar në ambientet e lokalit dhe i kanë kërkuar kamerierit të përgatisë një kafe.

Kamerieri u ka komunikuar se makina e kafesë ishte fikur. Kjo situatë ka shkaktuar një debat, gjatë të cilit Flori Paluçi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin.

Pas këtij veprimi, 21-vjeçari D.P. dyshohet se ka vrarë me armë Flori Paluçin.

Scroll to Top