Vrasje në Greqi: Dyshohet Shqiptar i Vrarë me Plumb, Trup i Djegur

Hetuesit grekë dyshojnë se viktima është shqiptar, zbulojnë plumb në trupin e tij

Detaje të tjera tronditëse dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Skourta, Viotia të Greqisë, ku personi i gjetur i djegur në makinë dyshohet të jetë një shtetas shqiptar.

Mjeku ligjor që po heton rastin ka identifikuar një objekt metalik brenda trupit të viktimës, e cila u gjet e djegur brenda një automjeti ditë më parë.

Sipas mediave greke, dyshohet se objekti metalik është predha e plumbit që i ka marrë jetën personit, para se trupi i tij të digjej.

Viktima u gjet të premten e kaluar, e djegur dhe e prangosur, brenda një automjeti të vjedhur. Policia greke ka marrë mostra ADN-je nga një i afërm i një punëtori ndërtimi shqiptar, për të konfirmuar identitetin.

Hetimet paraprake tregojnë se automjeti mund të jetë djegur dy ose tre ditë para se të zbulohej nga një gjuetar, i cili më pas njoftoi autoritetet.

Sipas informacioneve, makina ishte vjedhur në maj nga Glifadha e Athinës dhe kishte targa të falsifikuara që i përkisnin një mjeti nga Katerini.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet, ndërsa një skenar i mundshëm është se viktima është një shtetas shqiptar që rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

Scroll to Top