Vrasje në kalanë e Beratit: Detaje dhe autori në arrati

Berat: 42-vjeçari nga Tirana vritet pas një konflikti lidhur me kalin e autorit

Dalëngadalë po dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë pasdite në Kalanë e Beratit, ku humbi jetën Keli Hoxha, 42 vjeç. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një kalë që autori, Kristo Mema, i njohur edhe si Kastriot Hoxha, 63 vjeç, përdorte për të ofruar xhiro për turistët në zonën e kalasë.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se sherri mes dy personave ka nisur pikërisht për shkak të këtij kali. Debati më pas ka degraduar në përplasje fizike, e cila fatkeqësisht ka përfunduar në tragjedi.

Autori i ngjarjes, i cili rezulton të ketë precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë kryer në Greqi, është ende në arrati.

“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Scroll to Top