Vrasje në Vlorë: Konflikti që mori jetën e 63-vjeçarit

Sherri që përfundoi me vdekjen e 63-vjeçarit, detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes, më 3 prill, në Vlorë, ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit. Babë e bir kanë shkuar në rrugën Gjergj Araniti për të sqaruar situatën, duke u përballur me autorin, i cili në ato momente ishte në makinë me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali.

Fillimisht debati ka qenë verbal, por më pas ka degjeneruar në fyerje dhe sharje. Situata u tensionua edhe më shumë kur dy shokë të autorit u përfshinë në konflikt.

Pas përleshjes fizike me grushte dhe shkelma, Ismail Aliaj humbi jetën në vend.

Polica e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Scroll to Top