Ky është Aranit Kurti, 23-vjeçari që u vra për një kafe në Manzë.
Personi në foto është i riu Aranit Kurti, i cili humbi jetën në një konflikt për një kafe në Manzë të Durrësit.
23-vjeçari ishte ulur në një tavolinë me Daniel Pepën, 21 vjeç. Pasi ky i fundit i kërkoi kafe kamerierit, por ai nuk ia bëri për shkak se aparati i kafesë ishte i fikur.
Pas një konflikti të shkurtër, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçi, mori një armë dhe qëlloi në drejtim të Aranit Kurtit, duke i shkaktuar vdekjen.
Ndërkohë, pesë persona janë shoqëruar në komisariat për vrasjen e ndodhur në Durrës, ku humbën jetën Arianit Kurti dhe Flori Paluçi.
Të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes dhe kanë dhënë para hetuesve të njëjtin version, sipas të cilit konflikti ka nisur për shkak të ekspresit të kafesë.
Ky version mbështetet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë.
