Hën. Dhj 10th, 2018

Vrau me thikë në Kombinat, arrestohet pas dy ditësh

Një 30-vjeçar me inicialet H.H humbi jetën mbrëmjen e 11 tetorit në zonën e Kombinatit pasi ishte goditur disa herë me thikë.

Pas identifikimit të autorit, efektivët e kryeqytetit u vunë në ndjekje të 25-vjeçarit Muhamet Sallahi, e pas disa orë ndjekjeje ai është vënë në pranga nga policia.

Mbrëmjen e 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta Sallahi ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

InfoPasqyra/tch

Kategori