Programi bërthamor i Iranit: Vritet përgjegjësi i kërkimeve
Një muaj pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, përplasjet mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael vijojnë pa ndërprerje. Mediat iraniane raportojnë se Ali Fouladvand, një figurë kyçe në kërkimet me karakter ushtarak pranë Organizatës Iraniane për Inovacion dhe Kërkime Mbrojtëse, është vrarë.
Ai është eleminuar në një sulm ajror në Borujerd, së bashku me disa anëtarë të familjes së tij. Fouladvand kishte një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e projekteve të ndjeshme. Më herët, ai i kishte shpëtuar një tjetër sulmi gjatë përplasjeve të qershorit, ku humbi jetën bashkëshortja e tij.
