VV hesht në Prishtinë, kandidati ngushton rezultatin në zgjedhje

Në selinë qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë po mbizotëron heshtja. Mediat lokale raportojnë se nuk ka pasur prani të figurave të larta drejtuese, madje as të degës së partisë në Prishtinë. Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për konferencë për shtyp.

Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, pas numërimit të 72% të kutive (194 nga 268), Përparim Rama prin me 34% (24,734 vota). Në vendin e dytë renditet Hajrulla Çeko me 33.06% (24,048 vota), ndërsa Uran Ismaili i PDK-së është në vend të tretë me 27.64% (20,104 vota).

Leave a Comment

Scroll to Top