Mër. Nën 21st, 2018

Xhiro miliona euro/ Sekuestrohen 26 kg heroinë e kokainë në Itali, vinte përmes një bande shqiptarësh

Më shumë se 26 kg drogë heroinë dhe kokainë janë sekuestruar nga policia italiane. Po ashtu edhe 39 mijë euro cash pas ekzekutimit të 7 urdhrave të arrestit në kuadër të hetimit “Amarcord”, i drejtuar nga Njësia investigative dhe karabinierët e Ravennas.

Gjashtë persona janë arrestuar në Itali, 3 prej të cilëve shqiptarë dhe një i shtatë i riatdhesuar në Shqipëri. Ndërkaq edhe një tjetër është nën hetim.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar dhe një 37-vjeçar tunizian, një 42-vjeçar, një 47-vjeçar dhe një 38-vjeçar shqiptar, si dhe një 32-vjeçare italiane, gruaja e një prej shqiptarëve të arrestuar, të gjithë të konsideruar përgjegjës me role të ndryshme dhe në bashkëpunim me njeri-tjetrin për shpërndarje të vazhdueshme të lëndëve narkotike.

Droga vinte nga lindja në Ravenna përmes një bande shqiptar, duke sjellë një xhiro prej miliona eurosh.

Një hetim i nisur pas vrasjes së një qytetari shqiptar 32 vjeç në vitin 2015 në parkimin e spitalit në Ravenna, ku ndodhi një përplasje mes bandash shqiptarët dhe afrikano veriorësh për kontrollin e shpërndarjes së drogës në territor.

Qendër e shpërndarjes ishte qendra tregtare “Le Befane” në Rimini, ku takoheshin shpërndarës dhe klientë.

Kategori