Ylber Ramadani Shkëlqen në Serinë A: Më I Vrapuari

Ylber Ramadani po shkëlqen në formën e tij më të mirë këtë sezon me Leçen, duke luajtur rregullisht nën drejtimin e trajnerit Di Françesko, i cili i ka besuar eksperiencën e tij në mesfushë. Rezultatet po vijnë, pjesërisht edhe falë paraqitjeve të Ramadanit, i cili i ka dhënë më shumë siguri skuadrës, duke u shfaqur si një lojtar gjithëpërfshirës dhe stabilizues për Leçen.

Këtë e dëshmojnë edhe statistikat e tij këtë sezon në Serinë A. Vetë kampionati italian ka publikuar të dhënat deri në fund të javës së 10-të, sipas të cilave mesfushori shqiptar rezulton të jetë ai që ka vrapuar më shumë në këtë ligë.

Deri më tani, Ramadani ka përshkruar 115.9 kilometra, duke kryesuar listën. Ai pasohet nga Karlstrom i Udinezes me 114.7 kilometra dhe gjithashtu nga një lojtar tjetër i Udinezes, me 113.8 kilometra të përshkuara.

Scroll to Top