Motra e Uanda Narës zbulon historinë e pabesueshme: Dëshironte të më lidhte me Ikardin, sa herë që vizitoja shtëpinë e saj…
Zaira Nara, motra e Uanda Narës, ka ndarë një histori të pabesueshme që ka ndodhur vite më parë dhe ku ishte i përfshirë edhe Mauro Ikardi. Ajo ka zbuluar se në periudhën kur Uanda ishte e martuar me Maksi Lopez, ajo kishte tentuar të nxiste një lidhje mes motrës së saj dhe Mauro Ikardit, personi me të cilin Uanda vetë do të niste një romancë të cilën shumë e krahasojnë me një telenovelë.
“Uanda ma prezantoi Mauron. Ajo ishte e martuar me Maksi Lopez dhe unë isha beqare. Bashkë vendosën të më prezantonin dikë, dhe ai person ishte Mauro Ikardi, shoku i skuadrës së Maksit te klubi ku luanin,” shpjegoi Zaira.
Ajo shtoi: “Unë nuk isha e interesuar, por ata gjithmonë organizonin diçka. Sa herë që shkoja në shtëpinë e motrës time, ai ishte aty. Falë Zotit nuk u mora kurrë parasysh sugjerimet e tyre, pasi më pas ai u bë babai i dy mbesave të mia të bukura.”
Zaira tregoi më tej: “Uanda u bë e këmbëngulëse dhe insistonte, madje më bëri një surprizë, kur unë vazhdoja t’i thoja ‘jo’. U organizua një udhëtim dhe unë u inatosura me të. Më pas u lidha me një djalë, u ndava prej tij dhe shkova në Itali për të shfryrë nervat me motrën time.”
Ajo përfundoi duke thënë: “Sapo mbërrita, ajo më tha ‘Dal me Mauron’. Unë doja të flisja për problemet e mia, ajo më kishte paguar biletën dhe gjithçka për të biseduar, por sapo mbërrita më zbuloi këtë gjë,” rrëfeu Zaira ngjarjet e ndodhura disa vite më parë.
