Mër. Dhj 19th, 2018

Zbulohet historia e dashurisë e Eni Vasilit! Inxhinieri braktisi Londrën për të qëndruar pranë saj

<!– GazetaExpress E shtune, 08 Dhjetor 2018 15:51–>

Eni Vasili la 20 vite në ekran, për anën e saj profesionale mund të shkruajmë shumë ama jetën e saj private dimë shumë pak kjo pasi është përpjekur që ta mbajë gjithnjë larg mediave.

Por ja që sado të mundohesh të jesh hermetike paparacët e gjejnë gjithnjë një shteg për të marrë informacion. Eni Vasili ka qenë e ftuar në eventin që futbollisti i n johur Lorik cana organizoi për promovimin e një dokumentari mbi jetën e tij.Futbollisti i njohur, tri ditë më parë kishte ftuar krahas shumë personazheve Vip, edhe gazetaren Vasili e shoqëruar nga një zonjë dhe një zotëri. “Panorama” ka zbuluar se personi që e shoqëronte gazetarin në fakt është partneri i saj.

Detaje të veçanta si shikimi sy më sy apo kapja e dorës, treguan sipas tyre se  djali i gjatë me syze ishte partneri i Eni Vasilit.
Miqtë pranë Enit na rrëfejnë se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.
Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndiehej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.
Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.

Kështu  Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë. Tashmë si bashkëshortë, ata kanë konsoliduar një familje model dhe bashkëshorti i saj, na tregojnë se është edhe një mbështetës i madh në karrierën e Enit, e cila duhet thënë që është nga të paktat zonja në ekran që ka një karrierë kaq impenjative si ai i programeve politike në prime time dhe dy herë në javë.

LajmiFundit

Kategori