Zelensky akuzon Rusinë për sulme të reja, para bisedimeve

Zelensky akuzon Rusinë: Po përgatit sulme më të gjera, edhe para bisedimeve trepalëshe në Gjenevë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Moska po përgatit një sulm të ri në shkallë më të gjerë në Ukrainë. Ai gjithashtu theksoi se ka dhënë urdhër për marrjen e masave, ndërsa i bëri thirrje Komandantit të Forcave të Armatosura, Ministrit të Mbrojtjes, si dhe drejtuesit të kompanisë shtetërore të energjisë të marrin masa shtesë sigurie.

“Edhe para bisedimeve trepalëshe në Gjenevë, ushtria ruse nuk merr udhëzime të tjera veçse të vazhdojë sulmet ndaj Ukrainës. Kjo tregon shumë për qëndrimin e Rusisë ndaj përpjekjeve diplomatike të partnerëve të saj”, tha Zelensky.

Scroll to Top