Bisedimet për paqe në Ukrainë, Zelensky: Nevojitet më shumë përparim dhe rezultat
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është informuar nga negociatorët e Kievit mbi takimet e fundit dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. Në një postim në platformën Telegram, Zelensky tha se ka marrë “informacione të hollësishme” mbi ecurinë e bisedimeve, duke veçuar momentet emocionale dhe ato konstruktive.
Megjithatë, kreu i shtetit ukrainas theksoi se procesi ende nuk është i mjaftueshëm. “Nevojitet më shumë përparim,” deklaroi ai, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për rezultate konkrete.
Zelensky nënvizoi rëndësinë e sigurimit të garancive “efektive” të sigurisë.
