Zelensky jep ultimatum Lukashenkos për pajisjet ushtarake

Zelensky i jep ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri, keni një javë kohë përndryshe do të veprojmë vetë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një paralajmërim të fortë udhëheqësit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, duke kërkuar tërheqjen e pajisjeve ushtarake të vendosura pranë kufirit me Ukrainën.

Në një deklaratë të tij, Zelensky theksoi se nuk ndihet i prekur nga komentet e Lukashenkos, por shprehu shqetësimin kryesor për praninë e pajisjeve që, sipas tij, përdoren për të shkaktuar dëme në territorin ukrainas.

Nuk jam i ofenduar nga fjalët e Lukashenkos, por përgjatë kufijve me Ukrainën ka pajisje që drejtojnë zjarrin drejt Ukrainës. Po jap një javë kohë që ato të tërhiqen, përndryshe do ta bëjmë vetë”, deklaroi presidenti ukrainas.

Scroll to Top