Zelensky: Marrëveshja me SHBA për rimëkëmbjen pas luftës me Rusinë kërkon ende zgjidhje për çështje të shumta!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe rimëkëmbjen e vendit pas luftës.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Zelensky theksoi se ka ende shumë çështje që kërkojnë trajtim më të detajuar dhe se është e nevojshme punë e mëtejshme.
Marrëveshja e rimëkëmbjes përbën një pjesë të një marrëveshjeje më të gjerë, që synon t’i japë fund konfliktit me Rusinë, i cili ka zgjatur pothuajse katër vjet.
“Bashkëpunimi me palën amerikane po përparon në mënyrë aktive, dhe nga ana jonë po punojmë me efikasitet maksimal,” shkroi ai në X.
