Zelensky në SHBA: Plan paqeje pothuajse gati, thotë i dërguari

Zelensky në SHBA për të diskutuar planin për paqen? I dërguari i Trump: Jemi shumë pranë finalizimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të diskutuar planin e Uashingtonit për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur i dërguari special i presidentit amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, në një intervistë për Fox News, sipas raportimit të agjencisë ruse të lajmeve Tass.

“Është një plan i mirë. Ka aspekte që duhen kodifikuar dhe shpjeguar pak më mirë, por pothuajse kemi arritur në përfundim. Do të ketë një mundësi për të pohuar se ky është një plan i mirë kur Zelensky të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara, gjë që ka të ngjarë të ndodhë, por nuk ka asnjë garanci se do të ndodhë”, tha Kellogg.

Shtetet e Bashkuara janë shumë afër zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, deklaroi më tej i dërguari i posaçëm, sipas Tass.

“Ne gjithmonë themi se 10 metrat e fundit drejt një objektivi janë gjithmonë më të vështirat për t’u arritur. Ne jemi në dy metrat e fundit. Jemi pothuajse atje”, theksoi Kellogg.

Scroll to Top