Zelensky: Presim që Rusia të respektojë armëpushimin për një javë, siç është rënë dakord
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sonte se pret që Rusia të zbatojë marrëveshjen për të parandaluar sulme ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera gjatë një jave me mot të ashpër dimëror, siç u njoftua më parë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
“Ekipet tona i diskutuan këto çështje në Emiratet e Bashkuara Arabe fundjavën e kaluar. Ne presim që gjërat e dakorduara të zbatohen”, shkroi Zelensky në platformën X, duke përdorur gjuhën angleze.
Ai shtoi: “Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”.
