Zelensky: Putin më urren, ndjenja është e ndërsjellë
Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin e urren personalisht atë, dhe se kjo ndjenjë është reciproke.
Zelensky i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp pas takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur nga gazetarët nëse ai e urrente Putinin, Zelensky u përgjigj se do të ishte e çuditshme të mendonte ndryshe për dikë që përpiqet “të na vrasë të gjithëve”.
Ai shtoi: “Kam të njëjtin qëndrim ndaj këtij njeriu”.
Udhëheqësi ukrainas gjithashtu mbështeti thirrjet e Trump për një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijave aktuale të frontit.
Lidhur me furnizimet ushtarake nga SHBA, Zelensky nuk pranoi të zbulonte nëse Kievi do të merrte raketa Tomahawk, por sugjeroi se nuk ka pasur përparim të konsiderueshëm në këtë çështje, duke theksuar nevojën për “më shumë punë”.
Më parë, Putin kishte shprehur gatishmërinë për t’u takuar me Zelenskyn, por vetëm në fazat e fundit të negociatave, kur një marrëveshje paqeje të ishte gati për nënshkrim.