Zelensky akuzon Moskën: I ka ofruar Iranit inteligjencë satelitore mbi infrastrukturën energjetike të Izraelit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia i ka ofruar Iranit inteligjencë satelitore mbi infrastrukturën energjetike të Izraelit. Sipas tij, ky informacion mbulon rreth 50-53 vende dhe po përdoret për të kryer sulme ndaj objektivave civilë, pa asnjë qëllim ushtarak.
Zelensky theksoi se përvoja që Rusia ka fituar gjatë luftës kundër Ukrainës po i transmetohet Iranit, duke përmendur si shembull dronët Shahed. Këta dronë janë të të njëjtit lloj që përdor Rusia, por me emër tjetër dhe të përmirësuar në modele më të reja.
Ky lajm rrit shqetësimet për përhapjen e teknologjisë ushtarake dhe përdorimin e saj kundër infrastrukturës civile, duke theksuar tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe rrezikun për sigurinë ndërkombëtare.
