Zelensky: Rusia po përgatit një breshëri sulmesh kundër Ukrainës, është çështje orësh
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se shërbimet e inteligjencës ukrainase besojnë se forcat ruse po planifikojnë një valë të re sulmesh ajrore në vend. Në një videomesazh të publikuar mbrëmë, Zelensky theksoi se një valë e re sulmesh ajrore mund të jetë çështje orësh.
“Ju lutem kushtojini vëmendje paralajmërimeve të sotme për sulme ajrore. Informacioni tregon se Rusia po përgatit një breshëri sulmesh,” tha ai.
Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, kryesisht gjatë natës. Infrastruktura energjetike është vënë në shënjestër në mënyrë të vazhdueshme.
