Zelensky: Rusia refuzoi armëpushim për Krishtlindje

Zelensky: Kremlini refuzoi armëpushimin e Krishtlindjeve

Volodymyr Zelensky i ka shprehur mirënjohjen homologut të tij kanadez pas takimit të tyre të sotëm në Halifax, Nova Scotia.

Kryeministri i Kanadasë dënoi serinë e fundit të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë, duke i cilësuar si akte “barbarizmi” menjëherë pas mbërritjes së Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, duke postuar në Telegram, deklaroi se “Rusia vazhdon të torturojë qytetet dhe popullin tonë. Moska madje ka refuzuar propozimet për një armëpushim për Krishtlindje dhe po përshkallëzon brutalitetin e sulmeve me raketa dhe dronë.”

“Ky është një sinjal i qartë se si e shohin ata vërtet diplomacinë atje. Deri më tani, kjo nuk është marrë mjaftueshëm seriozisht,” shtoi ai.

Scroll to Top