Zelensky: Ne parandaluam një operacion ofensiv në shkallë të gjerë nga Ushtria Ruse
Forcat Mbrojtëse të Ukrainës kanë penguar një operacion ofensiv strategjik të Ushtrisë Ruse. Kështu ka deklaruar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në kanalin e tij në Telegram.
“Dua të falënderoj ushtarakët tanë që mbrojtën pozicionet e Ukrainës dhe shkatërruan forcat armike. Forcat Mbrojtëse të Ukrainës ndërprenë operacionin ofensiv strategjik të planifikuar nga Federata Ruse për marsin e këtij viti. Edhe pse sulmet dhe goditjet vazhdojnë, intensiteti dhe shkalla e tyre nuk janë siç janë planifikuar nga Forcat e Armatosura Ruse”, thuhet në postim.
Sipas Zelensky, Ushtria Ruse po i përqendron forcat e saj më intensivisht në drejtimin e Zaporozhye: “Ushtria Ruse po përpiqet të rrisë forcat e saj atje, por ne po i shkatërrojmë ato”.
